Një 39 vjeçar turk, me profesion kapiten anijeje është vënë nën hetim pasi është larguar me anije nga porti i Durrësit pa marrë leje dhe pa kryer procedurat ligjore të daljes nga Shqipëria.

Sipas Policisë, ai nuk ka njoftuar autoritetet portuale dhe është nisur në mënyrë të parregullt.

Për këtë arsye ndaj tij ka nisur procedimi penal për “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

"Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen" 

__________________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë