Kapja dhe varja e shqiponjës në Përmet, aktivisti: Dënohet 3-7 vjet burg, Prokuroria t’i shkojë deri në fund rastit! Veterinerët: Jemi për eutanazi, i janë thyer krahët

Në një kohë kur vrasja dhe kapja e paligjshme e kafshës së botës së egër dënohet me burg gjer në 7 vjet sipas Kodit Penal, gjuetarë në vend vazhdojnë të mos i binden ligjit. Rasti më i fundit i konstatuar ishte dje në fshatin Bual të Përmetit, ku një shqiponjë është gjetur e plagosur dhe e lidhur për së gjalli në një gardh.

Shqiponja e llojit ‘Huta’ e kapur dhe varur në një gardh në fshatin Bual të Përmetit ka 3 thyerje në krahun e djathtë dhe thyerje të këmbës së djathtë konstatojnë veterinerët që bënë ekzaminimin mjekësor të saj.

Për rrjedhojë ajo nuk do të mund të fluturojë më dhe në bazë të kodit etik veterinar dhe direktivave ndërkombëtare ata kanë rekomanduar eutanazinë e shpendit.

I ftuar në Report Tv, ambientalist dhe aktivist Zydjon Vropsi tha se rasti i fundit është një ndër rastet e pakta të konstatuara, pasi vrasje të paligjshme të shpëndëve ka në gjithë Shqipërinë. Ndërsa theksoi se jo vetëm vrasja por edhe kapja e paligjshme e kafshës së botës së egër dënohet me ligj, madje nga 3 deri në 7 vjet burg. 

“Që në momentin e parë që ne u njohëm me rastin ishim të tronditur dhe po merrnin informacionet e para. Pamjet ishin makabre, nuk kuptohet arsyeja pse duhej lidhur dhe varur në atë mënyrë shqiponja. Normalisht është pak e çuditshme sepse njerëzit atje nuk e njohin rëndësinë e tyre, por ndërkohë njerëzit në zonat e thella rurale kanë një lidhje më të formë se ne me natyrën dhe besoj se si rast ai është i ndaluar por kapje dhe vrasje të paligjshme ka në gjithë Shqipërinë.

Kjo lloj shqiponje, quhet huta dhe futet te familja e grabitqarëve dhe ushqehet më së shumti me brejtës dhe minj të arave. Në një farë mënyre jep një kontribut të drejtpërdrejtë në ruajtjen  e tokave të banorëve lokalë. Është i përhapur në gjithë Shqipërinë por statusi i ruajtjes së tij është vunerabël dhe masat për ruajtjen e këtij lloji duhen shtuar dhe proceduar sipas ligjit”, u shpreh aktivisti.

Sipas Vropsit, Prokuroria duhet t’i shkojë deri në fund rastit, pasi nëse nuk dënohen autorët e kësaj vepre penale rrezikohet përsëritja e saj.  

“Ligji e parashikon si vepër penale dhe prokuroria duhet ta hetojë dhe t’i shkojë deri në fund rastit. Ka edhe raste të tjera në Shqipëri, dy muaj më parë një tjetër lloj shpendi u vra në bregdet, rasti u raportua në Policinë e Himarës por nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka bërë Prokuroria me rastin edhe pse e kemi denoncuar. Kodi Penal parashikon 3-7 vjet burg për vrasjen e kafshëve dhe nëse nuk i dënojmë autorët rrezikohet përsëritja e rasteve”, tha Vrobsi.

“Llojet e specieve në zhdukje në vendin tonë janë foka e Mesdheut që gjendet në bregdetin shqiptar, rrëqebulli i Ballkanit që gjendet në zonat malore në jug të vendit, kalin e qyqit, lejlekun dhe pelikanin kaçurrel. Masat për ruajtjen e tyre duhet të vihen në zbatim, pasi detyra për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre është një emergjencë kombëtare”, shtoi aktivisti. 

Ditën e djeshme, uniformat blu dhe aktivistët u sinjalizuan për një shpend Hute (Buteo buteo) e cila, pas gjymtimit me mjete të forta, është varur në gardhin rrethues të një trualli edhe është lënë të vuajë.

Zogu mbrëmë është mbajtur në mjekim ku i është dhënë ndihma e parë. Lloji e rajoni i thyerjeve, si edhe qëndrimi tepër i gjatë i varur, cilësohen nga veterinerët ekzaminues por edhe nga ekspertët si të parikuperueshme. Rastet të përafërta të krimit mjedisor janë të përsëritura.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfred: 09/10/2023 21:13

    Pse nuk i vihet gjobë nga 20 mijë apo 30 mijë evro atij kodoshi të paskrupulltë që kryen një masaker të tillë ndaj ketij shpendi kaq fisnik në pamje e aq emblematik në dukuritë shekullore të popullit, çfarë i duhet shtetit që ta prangosë, çdo akt i kryer duhet thënë që përveç burgut të shoqërohet absolutisht me prekje të xhepit dhe shumë rëndë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare