Përmes një postimi në Twitter, Xhafaj shkruan se droga, 613 kg kokainë, u kap falë një superaksioni të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e huaja. Për ministrin e Brendshëm, Forca e Ligjit dhe Forca e Shtetit po vepron, ndërsa ka njoftuar një konferencë urgjente të Policisë së Shtetit.
Ministri Xhafaj ne Twitter:
"Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp".
Pas hedhjes dritë mbi këtë ngjarje, arrestimit të dy përfaqësuesve të kompanisë Arbri-Garden dhe shpalljen në kërkim të Arbër Çekaj, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se Xhafaj ka kërkuar nga policia të çojë deri në fund hetimet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











