Kapllani: Gazetari i New York
Times deformoi bisedën

TIRANE Armand Kapllani ka dërguar një e-mail ku shprehet se deklaratat e tij të cituara nga "New York Time", janë keqpërdorur duke krijuar një keqkuptim të madh për universitetin ku ai është diplomuar më 2007. Kapllani thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me gazetarin, por fjalët e tij nuk janë pasqyruar drejt në këtë shkrim. "U përpoqi t'i jap një pamje të qartë të universitetit të New Yorkut në Tiranë, përfshi ehde progesin e madh që ka bërë UNYT gjatë 10 viteve të fundit. U përpoqa t;i krahasoja gjërat dhe t'i tregoja se kurrikula ka ndryshuar shumë që nga themelimi i këtij universiteti. I shpjegova në detaje gazetari shumë prej kurseve se si kanë evoluuar dhe i dhashë si shembull konkret se si ka ndryshuar kursi i financës që kur unë isha student. Shëmbulli im konsistonte te kalkulatori financiar, që mund të duket i parëndësishëm, dhe unë i thashë atij se ne nuk dinim si ta përdornim, ndërsa studentët aktualë të UNYT e përdorin kalkulatorin financiar dhe exelin për detyrat e tyre të shtëpisë", - thuthet në e-mailin e dërguar nga Armand Kapllani që citohet në shkrimin e "New York Times".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie