Fushë-Krujë- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrën në fshatin Halik, në Fushë-Krujë.  

Flakët kanë kapluar deri më tani 20 hektarë, m shkurre, pisha, dushk, ndërsa zjarri vijon të favorizohet nga era e fort e cila vijon dhe nga mungesa e rrugës.

Për shuarjen dhe lokalizimin e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës, por po punohet me mjete rrethanore pasi mungesa e rrugës e pamundëson afrimin e mjeteve te vatra e zjarrit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesa.