Kapri:Krimet e Shehut me italianët
gjenden në arkivat britanike

Studiuesi Erald Kapri në një intervistë për Report TV, sjell fakte te reja nga ekzekutimet e robërve italianë të luftës nga Mehmet Shehu. Kapri rrëfen se cilët ishin konkretisht autorët e këtyre krimeve.

Sipas Kaprit, pjesa madhe e robërve të luftës janë ekzekutuar në mënyrën më mizore, me përjashtim të atyre që u strehuan tek fshatarët shqiptarë.

Mehmet Shehu ka qenë një nga kriminelët më gjakftohtë, ku ai nuk kurseu as shokun e tij më të ngushtë, deklaron Kapri.
 
Cila ishte situata, pse italianët u gjendën kaq të tradhtuar dhe të pambrojtur në malet e Shqipërisë. Këto enigma i gjen sipas Kaprit në arkivat angleze, ku gjenden 60 mijë deri në 70 mijë dokumente për çështjen e keqtrajtimit të robërve italianë.

Kapri është i mendimit se këto krime, jo vetëm duhen zbardhur në dritën e  së vërtetës, por edhe vetë shteti italian duhet të tregoj më shumë interes për fatin tragjik ushtarëve italianë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës

Pranë vullkanit Etna, guximtarët bëjnë ski afër llavës