DEVOLL - Vinin nga Turqia që të shkonin në Europë, por dy klandestinë nga Paklistani janë zbuluar ditën e sotme në doganën e Kapshticës. Policia kufitare ka ndaluar shoferin e kamionit trajler ku ndodheshin dy klandestinë nga Turqia.
 
Burime nga policia e Korçës kanë bërë të ditur se, klandestinët që ishin në kontenier vinin nga Turqia. Policia tha se, mjeti tip “Benz” kamion me targa 41R0835/ 41DA559, që drejtohej nga Mitat Bayrak, transportonte ngarkesa elektroshtëpiake nga Stambolli me destinacioni Tiranën.
 
Policia ka ndaluar klandestinët e fshehur në kontenier, ndërsa ka shoqëruar për në ambientet e policisë shoferin e kamionit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)