KAPSHTICË – Defeti në tendën e sigursë së maunes më të cilën udhëtonin i ka “tradhtuar” dy pakistanezë, të cilët kishin si qëllim të emigranin drejt Italisë. Khursheed Ahmed dhe Huram Babai i datlindjes janë ndaluar në doganën e Kapshticës, pas një kontrolli të kryetar në mjetin që i përkiste një shtetasi turk.
Sipas deklaratës së drejtorisë së doganave, u konstatua se maunja turke me targe 33D4203/33D9878, e drejtuar nga shtetasi turk Servet Bulgan, kishte kavon e sigurise së tendës të keputur dhe teë bashkuar formalisht me anë të një gjilpëre.
Nga kontrolli i detajuar fizik i kësaj maune që tranzitonte në Doganën e Kapshticës me destinacion final Doganëen e Tiranes u zbuluan te fshehur dy shtetasit pakistanezë.
Nga deponimet e para të dy klandestinëve rezultoi se ata ishin futur në maune turke në Greqi me synim mbërritjen klandestine në Itali.
Klandestinet iu dorëzuan autoriteteve policore, ndërsa për drejtuesin e mjetit u mor masa e ndalimit.
(aq/shqiptarja.com)