KAPSHTICË- Pas dy ditëve të ngarkuara, situata sot në Kapshticë paraqitet më e qetë dhe e nomralizuar. Në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë sot nuk ka patur më rradhë të gjata automjetesh për shkak të numrit të madh të emigrantëve që ktheheshin në vendet e tyre të punës. Deri dje pasdite pala greke ka punuar me sportele të reduktuara. Por, situata u normalizua pas takimit të kërkuar nga pala shqiptare ku u ra dakord që në tokën helene të funksionojnë 4 sportele nga vetëm një i tillë që punonte gjatë ditës. Gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë në Shqipëri 1660 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë dalë 3810 të tillë, numri i të cilëve në fundjavë pritet të rritet.

(aq/shqiptarja.com)