Protesta e fermerëve grekë është bërë sërish shkak i bllokimit të punës në doganën e Kapshticës.Që prej orës 11 të paradites, sportelet e doganës nuk kanë funksionuar. Bllokimi do të vazhdojë deri në orën 23.00 të darkës. Prej disa ditësh, dogana e Kapshticës nuk ka funksionuar me orar të plotë, për  shkak të protestës së fermerëve grekë në fshatrat e para të tokës greke, të cilët protestojnë kundër reformës së pensioneve të vendosur nga qeveria Cipras.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)