Kapshticë, 4 të arrestuar, 19 procedime penale, 2514 kontrolle! Policia me 'dorë të hekurt' ndaj falsifikimeve dhe paligjshmërisë  

Shtimi i masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. policia kufitare ka kapur 4 persona  të shpallur në kërkim, ka evidentuar 19 raste paligjshmërie që janë proceduar penalisht, ku 12 janë për falsifikim të vulave në pasaporta  dhe rastet e tjera për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kundërshtim të forcave të policisë. Gjithashtu policia kufitare Kapshticë në bashkëpunim me FRONTEX kanë ndaluar 920 emigrantë. Të gjitha këto janë bërë në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumente false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN.

Konkretisht janë evidentuar:

-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

- 5 raste të "Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

- 1 rast për "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror".

-1 rast për "Kundërshtim të punonjësit të policisë".

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t'i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit  "Për Kontrollin Kufitar" dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusë, kamionë dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë