Kapsollë Kryeministrisë, Basha:
Je i yni? Shëndet! Nëse jo plaç
FOTO ekskluzive + VIDEO reagimi i Bashës

Kapsollë Kryeministrisë, Basha:<br />Je i yni? Shëndet! Nëse jo plaç<br />FOTO ekskluzive + VIDEO reagimi i Bashës
Një kapsollë është hedhur në drejtim të Kryeministrisë, në momentin që kryetari i PD, Lulzim Basha po mbante fjalimin nga "Çadra e Lirisë" në Bulevard.

Basha ndërpreu fjalën për pak sekonda dhe kërkoi të mos përsëritej më, nëse "autori" është një nga protestuesit. Në të kundërt, tha Basha, nëse kjo është vepër e ndonjë tjetri, "plaç dhe mbylle". 

"Nuk ka nevojë për teshtima. Nëse je nga tonët, shëndet, por nuk ka nevojë më. Nëse s'je nga tanët, plaç dhe mos e bëj më", tha Basha.   

Ndërkohë, mësohet se ka qenë pikërisht një protestues i opozitës ai i cili ka hedhur kapsollën drejt Kryeministrisë, pasi personi në fjalë menjëherë është futur në brendësi të tendës së PD

Shqiptarja.com ka siguruar fotot ekskluzive në momentin kur shpërthen kapsolla brenda perimetrit të ndërtesës qeveritare.  

Nuk dihet ende nëse policia ka nisur procedim penal për protestuesin, pasi hedhja e shpërthyese dhe flakadanëve drejt Kryeministrisë përbën vepër penale. 

kapsoll te kryeministria

kapsoll te kryeministria
(Në foto shpërthimi i kapsollës përpara Kryeministrisë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij