TIRANË- Ndjekësit e Sali Berishës janë shfaqur të indinjuar në rrjetet sociale, pas dështimit të protestës para Kryeministrisë. Kreut të Partisë Demokratike nuk iu bashkuan në protestë as militantët.

Pas braktisjes së Berishës, pothuajse të gjithë komentuesit e kanë masakruar në rrjetet sociale duke i kërkuar që të largohet nga drejtimi i partisë dhe duke e kritikuar për pjesëmarrjen e ulët në protestë. Komentet janë të tilla “kaq njerëz ne i mbledhim krushq”, “kaq njerëz i mbledh edhe unë, por s’kam kohë se jam në punë”.

Madje, ka nga ata që i kërkojnë që të rikthejë Lulzim Bashën në krye të partisë, duke thënë se Berisha i fëlliqi fare.

Komentet e tyre janë bërë pak orë pas protestës, në një postim ku ish-kryeministri falënderonte atë pak grusht militantësh që iu bashkuan foltores para Kryeministrisë.

Disa prej komenteve në psotimin e Sali Berishës

Mike Sinani: Ka 12 vjet që në lagjen time ikin të rinj jashtë shtetit edhe prapë se prapë jemi më shumë se sa jeni ju aty në protestë. Ik o Sali, shpërnda partinë edhe leje ta marrë një tjetër kontrollin se ty s’po të vijnë as kushërinjte ne proteste

Bruno LLapri: Nuk dilet ne shesh me 50 veta

Eraldo Palluçi: Kaq njerëz i mbledh un po s’kam pas shumë kohë se jam gjithë ditën në punë.

Ilir Musta: U shkri PD, qenkan mbledh komshinjtë e pallatit të Saliut.

Eduart Dita: Nga i kishe gjetur gjithë këta protestues o Baca Sali. S’paska pasur vend ku me ndenjt, ndaj s’kanë dalë të gjithë në këtë protestë gjigande. S’di kur do e kuptosh që ti bashke me ca si Muli jeni e keqja e PD këto kohë që e kthyet në JOQ partinë më të madhe opozitare dhe me qamet se e lëshoni ta leni të lirë. Shporruni sa nuk është vonë se ia morët frymën dhe atyre që e duan me zemër tamam PD dhe nuk janë shitur

Arben Tema: Iku PD për lesh. 50 qytetar ne Shesh me pseudo deputët të pa votuar nga Qytetarët, rrinin kokë ulur në shesh.

Lani Qershori: Dështim total o Sali vetëm kameraman e gazetar kishe n’shesh

Sofokli Haskaj: As familja jote nuk doli ne protestën madhështore o Sale

Lulzim Tota: E frikshme, si u kantandis PD!

Ledion Derxho: Protesta e sotme një deja-vu 12vjecar. Opozita vazhdon traditën e saj shumë zhurmë për asgjë zero fare... Lironi vendet që të gjithë siç jeni të marri opozita frymë lirisht...

Mikail Dundo: Ngushëllime gjithë demokratëve, të rroni e ta kujtoni PD!

Gjelbrim Hajdari: Doktor na kthe Lulin prapë se na fëlliqe fare. Na e ke kthyer PD-në në shoqatë. Do e shkrish fare me këta liderë që ju mbani në krye të partisë, që nuk i voton as lagja e tyre Doktor. Nuk gënjehet më njeri, doktor.

Caku Shehi: Protestë gjigande, Edhe Kujtim Gjuzi i mbledh më shumë njerëz. Hera e parë që po shprehem kundër teje DR Berisha ama nuk mban me uji pilafi ndryshimi duhet të fillojë nga ne figura te reja, njerëz që mbjellin shprese jo urrejtje. Ti DR ke rreth vetes një tufë injorantë që as ne demokratët nuk i shohim dot me sy, jo më të mendosh për me larg. Mendo për një moment për demokratët. S’kanë ç’të bëjnë, s’do të fus njeri në burg, max do të kthejnë arrest shtëpie sërish. Hap krahun, hap partinë, të bashkohen demokratët dhe të ngjallet shpresë.

Ilirjan Deda: Ti e ke kuptuar doktor që populli demokrat s’të ndjek më, por ashtu të intereson ty. Jep dorëheqjen e shijo pensionin e allahu të dhëntë dhe 100 vite te tjera. Demokratët kanë filluar të urrejnë më shumë se kundërshtarët, fytyrat që drejtojnë PD sot. Gjithsesi ti fjalën e demokratëve s’ke për ta dëgjuar e avash-avash 500 vet do kesh nga mbrapa.