VLORE- Një sasi prej 1.7 tonësh lëndë narkotike është kapur sot në Karaburun të Vlorës, në një operacion antidrogë të zhvilluar nga policia.
Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës deri në orët e paradites së sotme.
Kështu si rezultat i operacionit në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u bë e mundur zbulimi dhe sekuestrimi e 1.7 ton lënde narkotike e llojit cannabis sativa.
Lënda narkotike ishte e paketuar në 104 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për tu trafikuar.
Policia deklaron se operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit, ndërsa territori po kontrollohet në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar.
Lënda narkotike po transportohet me mjetet lundruese të GdF për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com