Karadzic nuk "përtyp" dot vendimin
e UEFA, jep dorëheqjen nga FSS

Karadzic nuk "përtyp" dot vendimin<br />e UEFA, jep dorëheqjen nga FSS
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), Tomislav Karadzic nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e UEFA, për përballjen Serb-Shqipëri. Sipas mediave serb ai ka dhënë dorëheqje nga detyra pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA

“Vendimin e ka marrë, dhe brenda ditës do ta zyrtarizojë. Gjasat që të ndërrojë mendje janë shumë të vogla”, shkruajnë mediat serbe.
 
Ndërkohë Dick Advocaat, tranjeri i Serbisë, mendon se vetëm skuadra serbe doli e ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Holandezi ka bërë deklarata skandaloze duke u ankuar në vendimin e Komisionit Disiplinor edhe pse i dha skuadrës serbe fitoren me rezultat zyrtar 3:0
 
“Sinqerisht, një vendim të tillë e konsideroj shumë të çuditshëm. U dënua vetëm njëra skuadër, e ajo është Serbia. Situatë e çuditshme është kur shikoni tabelën, kemi zhvilluar dy ndeshje, asnjërën nuk e kemi humbur, kemi një fitore, dhe aty thotë se kemi një pikë”, deklaroi Advocaat për mediat serbe,
 
“Shqiptarët kaluan shumë mirë, nuk e kuptoj pse vetëm janë gjobitur me para, ku qëndron logjika. Ata refuzuan të vazhdojnë ndeshjen dhe në çfarëdo rrethana, si atë mbrëmje ashtu edhe të nesërmen. Fatkeqësisht, më krijohet bindja se dikush nuk dëshiron ta shikojë Serbinë si pjesëmarrëse në Euro 2016”, theksoi holandezi



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë