Karaibe, tërmet me magnitudë 7.2
ballë, jepet alarmi për cunami

Karaibe, tërmet me magnitudë 7.2<br />ballë, jepet alarmi për cunami<br>
Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në detin e Karaibeve, midis Hondurasit dhe ishullit Cayman.

Autoritetet kanë përhapur alarmin për një cunami të fuqishëm që do të godasë disa vende si Hondurasin, Ishullin Cayman, Belizen, Xhamaikën, Meksikën dhe Kubën, me shumë mundësi, këto shtete do ti godasë një dallgë gjigante.

Tërmeti është ndjerë edhe në bregdetin e Hondurasit dhe ka shkaktuar dëme jo të konsiderueshme.

Bregdeti i parë që mund të arrihet nga valët gjigante jenë ato të ishujve të Grand Cayman dhe Cayman Brac, të Puerto Cortes në Honduras dhe në Meksikë.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët