Karakteri juaj i fortë dhe i vendosur po ju vë në provë... horoskopi për ditën e sotme

Karakteri juaj i fortë dhe i vendosur po ju vë në provë... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Këto janë ditë paksa të vështira, por me shpirtin e duhur mund të vazhdoni dhe të përpiqeni të gjeni anën pozitive të gjërave. Në punë përpiquni të nxirrni në pah mendimet tuaja dhe mos e vendosni veten në plan të dytë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Dashuria ndonjëherë është e pakuptueshme. Ka raste kur gjërat thjesht nuk janë plotësisht të qarta dhe do të ishte më mirë të flisnim për to menjëherë. Puna po lulëzon, vazhdoni kështu.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Kjo periudhë po ju vë në provë. Mundohuni t’i besoni partnerit/es tuaj dhe të mbështeteni tek ata që ju duan. Ndërkohë kini dhe diçka parasysh. Ndonjëherë të mos mendosh për punën nuk është gabim.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ju duhet të vendosni se çfarë duhet të bëni me një pjesë të së kaluarës suaj që nuk po bën gjë tjetër veçse po kthehet hera herës. Përballuni me situatat më të pakëndshme dhe përpiquni t’i hiqni qafe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Karakteri juaj i fortë dhe i vendosur po ju vë në provë. Ankthi dhe stresi janë kthyer në shoqëruesit tuaj të udhëtimit. Mundohuni të ndryshoni javën duke filluar me një projekt të mirë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Dita juaj përfshin shumë surpriza. Mbështetuni te rastësia dhe lëreni veten të gëzoni sado pak. Hëna duket se dëshiron që këtë të hënë, ti të marrë një mesazh.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Janë kohë të trazuara ndaj përdorni qetësinë mendore që ju karakterizon, ashtu siç e shihni të arsyeshme në situatën që jeni. Mos e humbni energjinë tuaj duke ndjekur njerëz që nuk duan të vazhdojnë me ju. Në punë, dëgjojeni shefin, ai mund t’ju mësojë një ‘perlë’ që do t’ju ndihmojë.

 

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Duket se keni gjetur qetësi edhe nëse periudha aktuale është paksa e tensionuar. Shijojeni këtë moment. Puna do të ketë disa surpriza.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Gjithmonë ndiheni të mbingarkuar nga gjërat dhe nuk po e shijoni verën si zakonisht. Por mbani mend se ju mund t’i ndryshoni gjërat çdo ditë. Lëreni punën nëse nuk ju pëlqen.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Vendosmëria që ju karakterizon po ju vë në krizë. Ju duhet të bëni një zgjedhje, por nuk dini çfarë dhe kë të ndiqni. Mundohuni të dëgjoni vetëm veten. Dhe shkoni pas instiktit tuaj.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Jeni të mbytur nga puna dhe nuk e dini nëse kjo është e mirë apo e keqe. Vazhdoni të ecni përpara sepse do të keni shumë surpriza.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Duket se takimi që patët ishte vërtet magjik. Mos lejoni që frika të shkatërrojë gjithçka. Së shpejti do të filloni një përvojë pune vërtet të vlefshme dhe të dobishme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë