Makina përplaset me furgonin në aksin Cërrik-Gramsh, 3 persona të plagosur! Ndërhyn edhe zjarrfikësja, nën hetim një nga drejtuesit

Makina përplaset me furgonin në aksin Cërrik-Gramsh, 3 persona të plagosur! Ndërhyn edhe zjarrfikësja, nën hetim një nga drejtuesit

Pamjet e aksidentit në Qerret, rruga Cërrik-Gramsh

Gramsh- Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur është regjistruar pasditen e sotme (7 Shkurt) në rrugën Cërrik-Gramsh.

Ngjarja u raportua në fshatin Qerret, ku janë përplasur dy makina. Policia bën me dije se automjeti me drejtues A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues F. A., 66 vjeç.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin F. A., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, bëri me dije policia vendore.

Burime policore informojnë se për shkak të pasojave të aksidentit është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses. Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, informon se të dëmtuarit janë përcjellë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, kurse Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të kryer hetimet e rstit dhe zbardhur shkaqet.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët