Kushdo që kaloi sot në mesditë në bulevardin kryesor të Durrësit, u ndesh me një instalacion pak si të çuditshëm.

Përpara godinës së Bashkisë së Durtësit, mbi një piedestal qëndronte një karamele gjigande me ngjyrën karakteristike që simbolizon Durrësin, ngjyrën e kaltër.

Report Tv mësoi nga zyrtarët e Bashkisë se ai instalacion ishte një dhuratë për popullin e Durrësit.

Ndërsa simbolika e tij është mikpritja e këtij qyteti, pasi sipas gojëdhënave, qerasja me karamele ka qenë gjithmonë në protokollin e popullit të Durrësit.