Karapici: Fëmijët e sotëm
sipërmarrës të së ardhmes

Zëvendës Ministrja e MZHETTS, Adela Karapici teksa ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për fëmijët të titulluar ‘Junior Achievement’ të zhvilluar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka thënë se fëmijët e sotëm janë sipërmarrësit e ardhshëm.

Ajo ka theksuar se, është punë shumë e mirë çdo iniciativë për të rinjtë duke i afruar ata gjithnjë e më shumë me realitetin e tregut të punës dhe duke kultivuar tek ta shpirtin sipërmarrës, çka pritet të sjellë ndryshime pozitive jo vetëm në cilësinë e profesionistëve të ardhshëm, por edhe në mbarëvajtjen ekonomike të vendit tonë.

Karapici shtoi se çdo eksperiencë që fitohet nga praktika iu përcjell të rinjve njohuri mbi sipërmarrjen dhe i përgatit dhe frymëzon ata për të qenë të suksesshëm në tregun e ekonomisë globale.

Ajo tha se, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes i ka për të gjithë të rinjtë dyert e hapura për të bashkëpunuar.

Është shumë e rëndësishme të taksohet se  qeveria shqiptare aktualisht ka ndërmarrë disa nisma për nxitjen e punësimit dhe për këtë arsye ka vendosur në dispozicion edhe Fondin e Nxitjes së Punësimit, i cili në krahasim me vitin 2013 është pesëfishuar, nga 90 milionë ka shkuar 490 milionë, ku i jepet përparësi sidomos punësimit  të rinjve për të dalë nga niveli i papunësisë, për ata të rinj që janë deri në grup moshën 30 vjeç. Për këtë grup moshë ka disa iniciativa, një ndër të cilat është programi “Ëndrra ime”. Të rinjtë paraqesin një ide për të zhvilluar një biznes të caktuar, dhe për këtë ide keni një financim që shkon deri në 500 mijë lekë të reja.” Tha ajo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë