Karaxhiç:Faji i Shqipërisë, Mishel
Platini më ka premtuar drejtësi

Karaxhiç:Faji i Shqipërisë, Mishel<br />Platini më ka premtuar drejtësi
“Biseduam me Mishel Platini, President i Asociacionit Evropia të Futbollit (UEFA). Ai na tha se Komisioni Disiplinor i UEFA-s të enjten do të marrë vendim të drejtë për dënimet në incidentet dhe ndërprerjen e ndeshjes Serbi - Shqipëri më 14 tetor në Beograd", thotë Tomislav Karaxhiç, president i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS). 

Ai theksoi se FFS ka hartuar dokumentacion të gjerë mbi ndërprerjen e ndeshjes për "Euro 2016" mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe të njëjtat janë dorëzuar UEFA-s në Nyon të Zvicrës. 

"Ndërprerja erdhi pasi u shfaq droni me flamurin e 'Shqipërisë së Madhe'. Po të mos ndodhte kjo, ndeshja do të përfundonte në mënyrën më të mirë. E gjitha ishte iniciuar nga pala shqiptare," tha Karaxhiç, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga zyrtarët FF të Shqipërisë.

Duke sqaruar deklaratën "e gjitha ishte iniciuar nga pala shqiptare," ai shtoi: "Nga videot shihet qartë se lojtari i tyre Taulant Xhaka, i kthyer nga bankina e Shqipërisë, ku ai ishte, udhëzohet që ta marrë flamurin e 'Shqipërisë së Madhe'. Vrapon drejt lojtarit tonë Stefan Mitroviç, i cilën kishte hequr flamurin, me qëllim që ndeshja të ndërpritet. Pastaj vijon kaosi, për të cilën ndeshja ndërpritet."

Sipas informacionëve të fundit, UEFA kundër FFS ka iniciuar procedurë disiplinore për trazirat e shkaktuara nga tifozët, duke hedhur fishekzjarrë dhe objekte të tjera nga tribuna, hyrjen e spektatorëve në terren. Nga ana tjetër, UEFA "akuzon" FF të Shqipërisë për shkak të refuzimit për ta vazhduar ndeshjen dhe "pranimin e transparentes së palejuar."

Ndeshja mes të Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor në Beograd u ndërpre në minutën e 41 gjatë rezultatit 0:0 pas së cilës filloi përleshja fizike mes lojtarëve dhe disa lojtarëve të kombëtares Shqiptare me disa tifozë vendas të cilët depërtuan në fushë. Konfrontimit fizik i parapriu atmosfera e tensionuar në stadium, nga fishkëllimat gjatë interpretimit të himnit kombëtar shqiptar dhe ofendimeve të vazhdueshme të ekipit kombëtar shqiptar. Situata u përshkallëzua kur në stadiumin e Partizanit fluturakja barte flamurin e "Shqipërisë së Madhe", i drejtuar nga brenda ose në afërsi të stadiumit.


Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë