Karaxhiç mjeku psikiatër që u
shndërrua  në “kasapin" e Bosnjes

Karaxhiç mjeku psikiatër që u<br />shndërrua  në “kasapin" e Bosnjes
Radovan Karaxhiç u lind më 19 qershor 1945 në fshatin Petnjica në komunën e Savnik të Malit të Zi, ku ai kaloi fëmijërinë e tij. Në Sarajevë u zhvendos në vitin 1960, ku kreu Shkollën e Mesme dhe në vitin 1971 u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, ku u specializua në psikiatri.

Me profesion është mjek-psikiatër, dhe poet. Nga shpërbërje e Ish-Jugosllavia dhe krijimi i partive të para politike, Karaxhiç është i përfshirë në jetën politikë, si një nga themeluesit dhe president i parë i Partisë Demokratike Serbe (SDS), president i së cilës ishte nga 12 korriku 1990 deri në 19 korrik 1996.

Gjatë luftës në Bosnjë, Karaxhiç ishte komandanti suprem i Republikës Serbe nga marsi 1992 deri në mes të vitit 1996. Ishte autoriteti më i lartë civil dhe ushtarak në Republikën Serbe.

Pas nënshkrimit  e Dejtonit, Radovan Karaxhiç, ka vazhduar  të kryej detyrat e kryetarit të RS, por deri në mes të vitit 1996, pas konsultimeve me ish-Zëvendës Sekretarin e  Shtetit Riçard Hollbruk më 19 korrik 1996 në Beograd u tërhoq nga jeta publike dhe nga të gjitha funksionet që mbajti

Aktakuza e parë
Me 25 korrik 1995 është ngritur Akuza e parë kundër Karaxhiç dhe Ratko Mlladiq. Në aktakuzë, që përmban 16 akuza (pika) Karaxhiç akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit, marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së në verën e vitit 1995.

Aktakuza e dytë
Aktakuza e dytë kundër tij u lëshua në nëntor të vitit 1995 ku referohet për gjenocidin në Srebrenicë. Pastaj në aktakuzë është përmendur përgjegjësia e tij për krimet monstruoze të kryera në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Srebernica  ishte zona e mbrojtur  OKB-së. Pastaj paraqesin informacione të frikshme në lidhje me gjenocidin në Srebrenicë, skenat brutale të ekzekutimit, varrezat masive, shfarosjen e popullsisë myslimane.

Gjykata e Hagës  më 11 korrik 1996  ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Karaxhiç dhe Mlladiq, por shumë shpejt janë arratisur.

Gjatë 13 vjetëve në arrati ka jetuar me identitet të rremë. Ka punuar si mjek i mjekësisë alternative dhe shërues shpirtëror me emrin Dragan Dabiq.

Pavarësisht nga fakti se ishte në pothuajse të gjitha listat e zeza, asnjë shërbim nuk e ka gjetur deri në korrik të vitit 2008, kur Dragan Dabiq, ose Radovan Karaxhiç u arrestua në Beograd, dhe shpejt u dorëzua në gjykatën e Hagës, shkruan Klan Kosova.

Për herë të parë në gjyq u shfaq më 31 korrik 2008.

Aktakuza e tretë është ngritur në tetor 2009, e cila përfshin akuzat për gjenocid në Srebrenicë, Foca, Kljuc, Prijedor, Sanskm Most, Vlasenica dhe Zvornik. Krime kundër njerëzimit referohen persekutim, shfarosje, vrasje, dëbim dhe veprime çnjerëzore, ndërsa katër pika në lidhje me vrasje, terror, sulmeve të paligjshme ndaj civilëve dhe marrjen e pengjeve.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false