Importet e cigareve dhe karburanteve shënuan rënie vjetore përkatësisht me -19.7% dhe -1.3%, në 11 mujorin e vitit 2015. Lidhur me rënien e importeve të karburanteve, Shoqata e Hidrokarbureve arsyeton se rënia zhdoganimeve i dedikohet rënies së kërkesës.  Gjatë 2015-ës janë zhvilluar më pak punë publike, që tradicionalisht e kanë rritur konsumin e naftës, pohojnë ekspertët e sektorit. Ndërkohë, zhdoganimet e birrës dhe kafesë kanë pësuar rritje me 17 dhe 16%.