Karçanaj: e-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave

Karçanaj: e-Albania kurseu 12 vite radhë pritjesh për gjobat e makinave

Marrja e një gjobe administrative nga Policia Rrugore ishte një problem më vete për qytetarët të cilët duhet të mbanin radha në sportele apo të prisnin para komisioneve në komisariatet e policisë. Prej mese një viti, në platformën e-Albania, të ndërtuar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, qytetarët kryejnë çdo shërbim online, nga pagesa e gjobes tek apelimi pranë Policisë së Shtetit.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj bëri të ditur se këto shërbim kanë kursyer 12 vite pritje në radha të qytetarëve pa llogaritur lodhjen apo rryshfetet që mund t’u kërkoheshin.

“e-Albania zgjidhi 2 nga problematikat më të mëdha në rrugë: Gjobat dhe Apelimet e tyre! 12 vite kohë e kursyer nga pritjet në radhë për apelim. Dikur qytetarët mbanin radhë në sportel për të apeluar masën e Policisë Rrugore. Disa “nën dorë” kërkonin të tjetërsonin vendimet e Komisioneve Administrative. Prisnin që gjoba e bllokut fizik të hidhej në sistem që ta paguanin”, shkruan Karçanaj.

Aktualisht qytetarët mund të bëjnë në e-Albania kontrollin online mbi gjobat e makinës, mund të paguajë online ose të apelojnë gjobën dhe brenda 3 ditësh merret vendimi mbi apelimin.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!