Karkaleci migrator ‘pushton’ Tiranën, futet në banesa! Qytetarët: Kemi frikë të hapim dritaret! Entomologu: Jo panik, nuk shkakton asnjë dëm  

“Nëpër oborr të shtëpisë kemi parë. Kemi frikë të hapim dritaret se na hyjnë brenda. Prej dy javësh që kanë dalur”, tha një qytetare.

Në Tiranë prej disa ditësh shumë banorë janë të shqetësuar nga prania e një lloji karkaleci i njohur si karkaleci migrator.

“Këtu tek kompleksi është mbushur plot me karkaleca”, tregoi qytetarja

Banorët janë të frikësuar dhe thonë se nuk mund të hapin dyer e dritare, sepse ky lloj insekti futet menjëherë brenda në shtëpi. në brenda në banesë.

Por, për profesorin Entomolog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shpend Shahini është normale dhe nuk ka aspak vend për panik. Ai thotë se ky lloj insekti habitatin e tij e ka në vendet urbane, pasi tërhiqen nga drita.

“Siç jeni në dijeni është një problematikë që po e trajtojmë. Në fusha kemi karkalecin  Italian dhe Maroken. Këto ditë në ambientet urbane janë parë dhe karkaleca të rritur. Është një specie që quhet kakrkaleci igrator. Habitatin e vet e ka në vende urbane. Dendësia e dëmtuesit është e vogël. Nuk shkakton dëm për bimësinë dhe as për njerëzit nuk është asnjëlloj shqetësimin. Grackohet nga drita, ndaj është edhe në ambientet e shtëpisë. Nuk është asnjëlloj shqetësimi për qytetarët. .

Shahini shpjegon edhe fazat e karkalecit migrator, që në Tiranë ndoshta ka shumë vite që nuk është parë në përmasa të tilla

Vetë karkalecat kanë biologjinë e tyre, dhe në vite të veçanta kanë njëlloj ngritje. Popullata është në nivele fare normale. Në kushtet e lulishteve të ndryshme është në kushte normale. Karkaleci migrator, vendjetesën e saj e ka në ambiente urabane. Momentalisht është në fazën e kokulimit. Për pak dit kërkon vendet e përshtatshme për të vendosur vezët dhe më pas nga fundi i gushtit insektet e rritura ngordhin.

Ekspertët e Drejtorisë së Shëndetësisë janë njoftuar për praninë e insektit që në qershor. Rozafat Sofaj pranon që ky shtim në masë i karkalecit migrator nuk është parë më herët në kryeqytet.

“Prej ditësh drejtoria jonë ka marrë masat për një dezinsektim masiv për të gjithë Tiranën. Kushtet atmosferike favorizon shpërthimin në masë të karkalecit. Direkt pas qershorit kishte rritje të temperaturave dhe favorizo rritjen e insekteve në përgjithësi. Sivjet hera e parë dhe e karkalecit. Përveç zhurmës që shkakton, pjesa tjetër është normale

Për të mos lejuar zgjatjen në kohë të situatës  drejtoria e Sherbimeve ka nisur në të gjithë vendin, operacionet për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

Në bashkëpunim em ISHP dhe administrator të njësive bashkiake, gjatë natës ndërhyhet në zona dhe bëhet dezinsektimi i zonave publike. Besoj që brenda gushtit do të kemi një situatë krejt normale”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 dhjetorin e ditët e para të Janarit