Në çmenduritë e karnavaleve të Rio de Janeiro nuk ka munguar as Jennifer Lopez. Këngëtarja është kënaqur duke ndjekur kërcimet gjatë paradës së sambës, madje në një moment ajo u ka dhuruar edhe një puthje fansave të saj. Duket se Jennifer Lopez, e ka kaluar tashmë periudhën e vështirë të ndarjes nga Marc Anthony dhe po jeton raportin e saj me Casper Smart. Sigurisht, karnavalet ishin një periudhë shumë e mirë publiciteti për të. Ajo është shfaqur këtë herë në Carnavalet e Rio-s, e shoqëruar nga partneri i saj, duke ndjekur sfilatat dhe duke puthur nga larg turmën. Ishte e dukshme lumturia e këngëtares, e cila fill pas ndarjes nga Marc u hodh me vrull drejt një lidhje të re me një “toy boy”.
/Shqiptarja.com












