Në Nartë u mbajtën karnavalet, një festë me origjinë pagane që kremtohet menjëherë pas Pashkëve Ortodokse. Këngë, valle, lojëra, veshje popullore dhe maska shumëngjyrëshe gjallëruan fshatin piktoresk pranë bregdetit.

***

Sapo përfunduan Pashkët Ortodokse, banorët e Nartës veshën maskat dhe kostumet tradicionale, duke dalë në rrugicat e fshatit nën tingujt e klarinetës.

Karnavalet qe nisen të dielën në mbrëmje, vijojnë deri të martën, duke krijuar një atmosferë festive unike.

Të rinjtë vallëzojnë në formë rrethi, duke përcjellë një traditë të trashëguar ndër breza. Ndër elementët më të veçantë spikat “loja e ariut”, një simbol i rëndësishëm i këtij rituali.

Edhe pse gjatë vitit Narta eshte e boshatisur për shkak të emigracionit, gjatë festave emigrantët rikthehen, duke i dhënë jetë dhe gjallëri fshatit piktoresk prane bregdetit.

Kjo festë e lashtë pagane simbolizon largimin e së keqes dhe të dimrit, si dhe mirëpritjen e pranverës.