Karnavalet në Venecia, turistët
‘i binden’ maskave dhe spektaklit

Karnavalet në Venecia, turistët<br />‘i binden’ maskave dhe spektaklit
Për 18 ditë më radhë, të gjithë kemi mundësinë të vishemi të maskohemi ashtu siç duam. Venecia qyteti mbi lagunë kryeqyteti i karnavaleve na mirëpret deri në datën 28 shkurt për t’iu bashkuar eventeve që zhvillohen me plot mjeshtëri dhe mister.
 
Festat, ngjyrat tejmbushin rrugët e Venecias ndërsa turistët ndiejnë se kthehen në kohë, një déjà vu në shekuj ku të gjithë kanë mundësi të vishen ashtu sikurse duan apo edhe të shijojnë udhëtimin me gondola.

Tema për vitin 2017 është “Creatum Vanity Af-fair'' e cila është vazhdim i temës së një vitit më parë.
 
Tema vjen nga latinishtja dhe kërkon të nxjerrë në pah artin dhe traditat e venedikasve ndërsa nëntitulli i referohet pjesëmarrësve të cilët vishen posaçërisht për paradat dhe i nënshtohen karakterit që përfaqësojnë në kostume.
 
Turma të mëdha u mblodhën në sheshin e Shën Markut, në Venecia këtë të dielën për të ndjekur një nga eventet më tërheqëse të karnavaleve të famshme të këtij qyteti, "Fluturimin e Engjëllit".

Në event, një fituese e një konkursi bukurie, e veshur me kostum karnavalesh, zbret nga kulla e bazilikës së Shën Markut duke i mahnitur të gjithë.
 
Ceremonia e fluturimit të Engjëllit daton pesë shekuj më parë. Asokohe, një akrobat i ri turk, eci mbi një litar të lidhur nga një anije e ankoruar në portin pranë sheshit të Shën Markut e deri mbi kullën e katedrales.
 
Çdo mbrëmje sheshi Shën Marku transformohet duke rënë nën pushtetin e muzikës.

Eventi i këtij viti përmbyllet në 28 shkurt me valëvitjen e flamurit ku është pikturuar një luan si dhe me cermoninë ku shpallet fituesi i festës së Marisë.
 
Karnavalet e Venecias, janë mes karnavaleve më të vjetra në botë. Çmenduria e tyre nisi shekuj më parë, në një periudhë eksesi, kur të gjithë venecianët, duke fshehur identitetet e tyre pas maskave, mund të bënin çfarë të donin.

[gallery]21147[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë