Karnavalet janë një traditë e vjetër e qytetit të Vlorës që tashmë po rilind sërish.
Fëmijët dhe qytetarë të Vlorës, të veshur me kostumet e tyre karakteristike të karnavaleve, maska veneciane si dhe me kostume tradicionale, kanë zhvilluar paradën e tyre në bulevardin e ri Vlorë-Skelë.
Parada rikthehet pas disa vitesh në qytetin e Vlorës dhe grupet artistike kanë krijuar një atmosferë festive atje.
Për organizatorin Nadir Mura, aktiviteti është mëse i nevojshëm për qytetin, pasi “Aulona’, Vlora e lashtë ka qenë një ndër qytetet më të vjetër që ka organizuar karnavalet dhe më pas kjo traditë u zhduk, ai thotë që kjo traditë duhet të rilindë sërish pasi tregon një pjesë e kulturës së Aulonës së lashtë, e cila duhet trashëguar brez pas brezi.
"Aulona është një nga vendet më të lashta të vendit tonë dhe që atëherë bëheshin evenimente të tilla.
Karnavalet janë një ditë argëtimi kundër së keqes. Ka qenë një traditë e lashtë por që ka filluar të zbehet, urojmë që t'i risjellim sërish në Vlorë", tha Nadir Mura.
Karnavalet e qytetit të Vlorës janë organizuar me mbështetjen e bashkisë, e cila është kujdesur të risjellë në qytet një prej traditave të hershme të qytetit bregdetar.
Cili I shkeli ne kallo dikujt qe nuk duhej, kur te shoh politikanet tane qe nuk dine se cfare kane ne pasuri (te vjedhura) te akuzuar do filloj te besoj se dicka po ndryshon!
Përgjigju