Modelja bukuroshe Karolina Kurkova ka treguar format e saj gjatë sfilatës Barcelona Bridal Week 2014.

30 vjeçarja është dukur mahnitëse teksa ka dalë në pasarelë me një fustan të bardhë të ngjitur pas trupit, i cili zbulonte disa pjesë të trupit plot delikatesë.

Ajo është shfaqur me një tualet mjaft natyral dhe flokët e mbledhura topuz.

Më pas ajo ka pozuar me disa veshje të tjera përrallore të markës Pronovia, të cilat do të bënin çdo femër të ëndërronte për martesën.

karolina kurkova

Modelja bjonde ka treguar se duket bukur me çfarëdo fustani që të veshë.

Në pasarelë janë shfaqur edhe modele të tjera me fustane të dizajnuara me aksesorë dhe gurë të veçantë.

Më pas gjatë festës së markës në fjalë Kourkova u shfaq me një fustan të gjatë në ngjyrë të zezë të ngjitur pas trupit.

(b.t/shqiptarja.com)