Karriera/ Mjeku i shquar shqiptaro-kanadez bën realitet ëndrrën e tij shumëvjeçare në Lojrat Olimpike të Tokios

Karriera/ Mjeku i shquar shqiptaro-kanadez bën realitet ëndrrën e tij shumëvjeçare në Lojrat Olimpike të Tokios

Dr. Alban Merepeza është i njohur për publikun sportiv shqiptar. Edhe pse prej mbi 25 vitesh jeton me familjen në Kanada, ka dhënë kontributin e tij të vyer në ruajtjen e formës fizike të sportistëve dhe atletëve shqiptare në eventet e rëndësishme sportive ndërkombëtare, si faza finale e Kampionatit Europian te Futbollit (2016), në Lojrat Olimpike verore të Rios (2016), ato dimërore të Vankuverit në Kanada (2018), në përfaqsimet ndërkombëtare të ekipeve shqiptare të ngritjes së peshave, etj.

Por ajo që e ka ngritur në majat e mjeksisë sportive botërore është asistenca e kualifikuar për ruajtjen dhe kthimin e shpejtë te formës fizike në rastet e dëmtimeve serioze muskulore të atletëve të garave të shpejtësisë si edhe ato të hedhjeve.

Klinika e tij fizio-terapeutike ne Port Hope, Ontario, prej vitesh ka hyrë në “hartën sportive” të Amerikës së Veriut. Janë të shumtë sportistët e nivelit botëror që vizitojnë klinikën e tij për trajtime të specializuara të problemeve fizike që kanë, ose që e thërrasin online për një këshillë apo konsultë të detajuar.

Prej rreth 7 vitesh Dr. Albani ndjek nga afer gjëndjen fiziko-shëndetsore të mbajtesit te 6 medaljeve olimpike si edhe të disa te tjerave nga dy kampionatet e fundit botërore të Atletikes, atletit të shquar kanadez, Andre De Grasse. Sa emocione, netë pa gjumë, kërkim të palodhur në analet e mjeksisë sportive, azhornim me arritjet më te fundit shkencore, përshtatje me problemet konkrete muskulore te sportistit te mirënjohur. Mbi te gjitha, cfarë përgjegjësie në rolin e mjekut titullar që të kesh fjalën e fundit për mënyrën se si duhet të shtrijë hapin apo të lëvizë krahët gjatë vrapimit për të siguruar pak të qintat e sekondës permirsim në finalen e garës! Apo të përcaktosh menunë ditore të ushqimit që siguron kaloritë e nevojshme, oraret e ngrënjes dhe ato te gjumit! Të minimizosh emocionet negative para garës si edhe të ndjekësh rrugët më të mira të komunikimit psikologjik me atletin. Të reduktosh në maksimum stresin që rrezikon të hedhë poshtë mundin dhe djersën e qindra seancave të mundimshme stërvitore përgjatë vitit kalendarik, etj! Dhe të gjitha këto, ashtu si edhe shumë e shumë të tjera “andralla të vogla”, sfidojnë për çdo çast mjekun tonë të shquar. Dhe të mos harrojmë po flasim për mjekun sportiv të kampionit të sapokurorëzuar olimpik të garës së 200 metrave (19' 62”) dhe fituesin e medaljeve të bronxit në 100 metra (9'89”) dhe stafetën 4x100 metra (37'70”) në Olimpiaden e fundit të Tokios 2020!

Vlen këtu të përmëndim që dy vite më parë, mbas dy tërheqjeve serioze muskulore, Andre u tërhoq përkohësisht nga garat konkuruese. Atë kohë, kujton Dr. Albani, u shtrua edhe opsioni i ndërprerjes së karierës sportive. Andre ishte vetëm 24 vjeç, plot vullnet e dëshirë per ta vazhduar rrugën e nisur. Në krah kishte mjekun dhe mikun e tij të mirë, tek fjala dhe eksperienca e te cilit kishte besim absolut. Dhe ja për Andre, më datë 4 Gusht 2021, erdhi momenti i shpërblimit të të gjitha përpjekjeve shumëvjecare, i realizimit te ëndrrës më të madhe të çdo sportisti, ngjitjes në podiumin e fitores olimpike! Medalje Ari!

Në të vërtetë, atë ditë në podiumin e nderit me plot meritë “u ngjit” edhe bashkatdhetari ynë i shumëkërkuar, Dr. Alban Merepeza, me punën dhe arritjet e të cilit prej vitesh krenohet i gjithe Komuniteti Shqiptar i Kanadasë.

 

Durrës – Toronto, Shtator 2021

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës