Karrige me rrota falas dhe së shpejti edhe shërbime të reja në qëndrat sociale për të qënë sa më pranë komunitetit për personat me aftësi të kufizuar. Këtë e bëri të ditur, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila vizitoi mëngjesin e sotëm Qendrën e Zhvillimit në Durrës, ku dhe shpërndau karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet një shërbim shumë të rëndësishëm që i mundëson pavarësi lëvizje personave më aftësi të kufizuar, siç është shërbimi i karrigeve me rrota falas. Vetëm gjatë këtij viti, 850 persona me aftësi të kufizuar janë pajisur me karrige me rrota falas, që nga fëmijë të vegjël e deri te të moshuarit.
Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social
Gjatë kësaj vizite, Manastirliu e vuri theksin edhe te ngritja e qendrave të reja për personat me aftësi ndryshe.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, por çdo ditë të vitit, të garantojë shërbime socio-shëndetësore sa më pranë komunitetit, me ngritjen e 5 qendrave të reja për fëmijët me aftësi të kufizuar, por edhe të fuqizojë personat me aftësi ndryshe, për t’ju siguruar barazi dhe gjithëpërfshirje”, tha Manastirliu.
Gjithashtu, Ministrja Manastirliu kishte dhe një thirrjet të rëndësishme për institucionet publike teksa u bëri apel atyre për më shumë ngjegjësim dhe rritjes së vëmendjes sa i përket punësimit të personave me aftësi ndryshe.
Gjithëpërfshirja për personat me aftësi të kufizuar nuk mund të mjaftohet me shërbimet që ofrohen. Punësimi është një element shumë i rëndësishëm për rriintegrimin e tyre. Ndaj ju bëj apel institucioneve publike dhe jopublike, të punësojnë personat me aftësi ndryshe, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe për të treguar përgjegjësinë sociale dhe detyrimin moral që gjithësecili prej nesh ka, për rrintegrimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuar.
Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social
Manastirliu bëri të ditur se me ngritjen e Fondit Social për buxhetin e vitit 2019, do të ketë më shumë vëmendje për personat me aftësi ndryshe për përfitimin e më shumë shërbimeve sociale në territor si dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës.