Karrota me salcë qumështi në furrë
Përbërësit:
- 300 gr karrota mesatare
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 3 lugë çaji galetë
- 2 vezë
- 100 ml qumësht
- 2 lugë gjelle ujë
- Kripë sipas shijes
Për salcën e qumështit:
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 3 filxhanë qumësht (rreth 400 ml)
- Pak kripë
Përgatitja:
Karotat pastrohen, lahen dhe priten në copa të njëtrajtshme. Vendosen në tenxhere me gjalpë, pak ujë, kripë dhe (nëse dëshironi) pak sheqer. Mbulohet me kapak dhe zihen në zjarr të ulët derisa të zbuten dhe të mbetet pak lëng. Ndërkohë përgatitet salca e qumështit. Në një tigan shkrihet gjalpi, shtohet mielli dhe përzihet derisa të marrë ngjyrë të lehtë të artë. Shtohet qumështi gradualisht duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrra. Lihet të ziejë derisa të trashet. Në fund rregullohet me kripë. Salca përzihet me karotat e ziera, shtohet e verdha e vezës dhe përzihet mirë. E bardha rrihet veçmas derisa të bëhet shkumë e qëndrueshme dhe përzihet lehtë me masën, e cila vendoset në tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me galetë. Sipër shtohet pak gjalpë. Piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15–20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komente












