BRUKSEL- Forcimi i bashkëpunimit rajonal për t’iu përgjigjur më mirë nevojave dhe objektivave kombëtare të vendeve anëtare, si dhe mbështetja e politikës së NATO-s për “Dyert e Hapura” për anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit; janë vlerësuar si dy ndër prioritet kryesore gjatë presidencës së Presidencës së Shqipërisë në Ministerialin e SHBA-Karta e Adriatikut (A-5) për 2014-ën. Këtë e ka shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimi të zhvilluar në Bruksel, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s që po organizohet në Bruksel në datat 26-27 shkurt 2014.
Angazhimi i mundshëm në Afganistan pas vitit 2014 në operacione të drejtuara nga NATO; si dhe promovimi i Qendrave Rajonale të Trajnimit, janë dy prioritete të tjera kyç të përmendura nga ministrja Kodheli.
Në fjalën e saj të hapjes ministrja e Mbrojtjes Kodheli shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, si dhe për organizimin e këtij takimi në Selinë e NATO-s, e cila mbart një simbolikë të veçantë, që lidhet ngushtë me një ndër parimet themelore të Iniciativës së A-5: integrimi euro-atlantik i vendeve të rajonit.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli gjithashtu u shpreh se, “Forcat e Armatosura Shqiptare prej një kohe të gjatë janë angazhuar dhe do të vazhdojnë angazhimin e tyre në operacione të drejtuara nga NATO”.
Stërvitjet e përbashkëta, Ministrja Kodheli i cilësoi si një mjet i mirë për të rritur e forcuar më tej bashkëpunimin ushtarak në rajon e më gjerë, duke përmendur sidomos stërvitjen e përbashkët që do të organizohet në vendin tonë në vitin 2015.
Ministrat e Mbrojtjes konfirmuan dhe njëherë rëndësinë e procesit të integrimit euro-atlantik për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në vendet e Europës Juglindore. Në këtë takim një rëndësi të veçantë iu kushtua rolit të Shqipërisë, Kroacisë dhe SHBA, si vende anëtare të NATO, në mbështetjen që po i japin vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë iniciativë në procesin e integrimit në NATO apo struktura të tjera rajonale.
Gjithashtu, ministrja Kodheli vuri theksin në angazhimin për bashkëpunim më të ngushtë që duhet të ketë mes vendeve për emergjencat civile. Si dhe përmendi ndihmat që Shqipëria duhet t’i japë vendeve fqinje për rritjen e mbështetjes dhe transformimit që këto vende duhet të kenë në rrugën e tyre relativisht të gjatë për në NATO; si dhe për rritjen e kapaciteteve operuese, e cila do të mundësojë bashkëpunimin midis operacioneve që forcat e NATO-s udhëheqin dhe Forcave të Armatosura të Malit të Zi, të Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Kracisë dhe Shqipërisë si pjesë të A5.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com