Karta e Adriatikut, në
Tiranë, ministrat e jashtëm

Karta e Adriatikut, në <br />Tiranë, ministrat e jashtëm
TIRANE- Siguria dhe bashkëpunimi si garanci për stabilitet rajonal e më gjerë do të jetë një nga çështjet kryesore që do të diskutohet sot në Takimin e Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA.

Takimi zhvillohet sot paradite në Hotel Sheraton dhe janë ftuar të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (A5), përfaqësuesi i SHBA-së, si dhe ministrat e punëve të jashtme të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi, zhvillohet në kuadër të kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe do të ketë në qendër të punimeve edhe ecurinë dhe përparimin e vendeve para Samitit të NATO-s në Chicago, si dhe çështje të tjera që lidhen me rritjen e mbështetjes publike për NATO-n, duke angazhuar shoqërinë civile për integrimin Euro-Atlantik të Evropës Juglindore. Gjithashtu, në këtë Takim do të diskutohet mbi bashkëpunimin praktik të vendeve të A5 në fusha të ndryshme.
Në takim pritet të marrin pjesë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë dhe përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, James Appathurai, ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Milan Rocen, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, ministry I jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç, ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Sven Alkalaj.

Ftesë janë bërë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç.

Në përfundim të takimit ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut do të miratojnë një Komunikatë të Përbashkët.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online