SHKUP - Banka Popullore e Maqedonisë ka shpallur konkursin për zgjedhje ideore dhe grafiko-artistike për pamjen e bankënotave të reja të denarëve. Ndërkohë, aktualisht gati të gjitha bankënotat e denarit në Maqedoni janë me elemente sllave dhe maqedonase, ndërsa në mënyrë simbolike në disa prej tyre janë evidentuar elemente shqiptare; bie në sy vetëm tavani i stilizuar i një ode shqiptare.
Tashmë BPM planifikon, që të lëshojë në treg për herë të parë bankënota prej 200 dhe 2.000 denarësh. Kjo bankë ka theksuar se ka parë të nevojshëm hartimin e kësaj strategjie pas analizave të përgjithshme, sepse bankënotat e reja me këto vlera do të bëjnë ribalancimin e strukturës aktuale financiare.
Banka ka hedhur poshtë zërat, se vendimi për këto valuta ka të bëjë me inflacionin. Por, këto bankënota të reja do të lëshohen në treg në vitin 2015. Ndërkohë, në këtë konkurs për zgjidhjet ideore dhe grafike inkurajohen për pjesëmarrje edhe artistët dhe grafistët shqiptarë, transmeton INA.
Artistët shqiptarë theksojnë se, nuk kanë çfarë të kërkojnë në konkurse të tilla, kur nuk inkurajohen nga zyrtarët shqiptarë në këto institucione. “Ne duam inkurajim dhe të kemi mbështetje. Përse në njërën nga valutat të mos ketë elemente shqiptare? Kjo duhet të ndodhë dhe apelojmë, që këta zyrtarë të vetëndërgjegjësohen”, theksoi profesori i artit figurative, Bashkim Qerimi.
Një përkrahje në këtë drejtim pritet nga zëvendës/guvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami, i cili nga partitë politike është në shënjestër të kritikave për moslëvizjen e gjërave në favor të shqiptarëve në këtë institucion.
Partitë e opozitës me rastin e rizgjedhjes së Bajramit edhe për shtatë vjet të tjera në këtë institucion, e akuzuan për dështim total si në planin e rritjes së ndikimit të vendimmarrjes, por edhe në rritjen e punësimeve të kuadrove të profilizuara shqiptare në këtë fushë, një pjesë e të cilëve kanë mbaruar studimet jashtë vendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com