KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues ra! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë
Deputeti socialist Erion Braçe, sot në KAS për të mbrojtur nismën për Bujqësinë

Deputeti socialist Erion Braçe, sot në KAS për të mbrojtur nismën për Bujqësinë
Komisioni i Ankesave në KQZ rrëzoi sot kërkesën e kryetarit Ilirjan Celibashi për të ndaluar disa nga nismat e Kuvendit, mes tyre edhe ajo e taksës për Bujqësinë.
Deputeti Socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas vendimit që e konsideron fitore, duke theksuar se tashmë nisma që ka propozuar do ndjekë procedurat e mëtejshme parlamentare për t’u finalizuar.
Kreu i KQZ i konsideronte këto nisma të mazhorancës me efekte elektorale dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Vendimi bllokues i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve u rrëzua sot! Tani ecim përpara në Komisionin e Ligjeve dhe Ekonomisë. Nuk besoj se ka më pengesa, Kundërshtarë! Pritjes 6 vjet po i vjen fundit!!”, shkruan ligjvënësi socialist në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.
Braçe ishte i pranishëm edhe vetë ditën e sotme në KAS për të mbrojtur nismën e PS-së dhe Komisionit.
“Për Bujqësinë, popullin e bujqësisë: Fituam! Në KAS për projektligjin e TVSH, për të rikthyer në normalitet, natyralitet, TVSH-në e Bujqësisë”, shkruan ndër të tjera deputeti.
Lajmi kryesor:
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Trasparenca e KQZ-së për votimin e emigrantëve duhet të vazhdojë deri me 11 maj
22 Mars, 22:10
-
KQZ hap tenderin për votën e diasporës, 10 mln euro për kompaninë postare
22 Mars, 15:54
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
22 Mars, 08:42
-
Ambasada e Rusisë: 'Kërcënimi rus', gjueti shtrigash, Shqipëria po etiketon edhe ndihmën sovjetike si dizinformim
21 Mars, 21:27
-
KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold
21 Mars, 17:53
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin rreth 1.3 mln euro për partitë! PS merr pjesën më të madhe, Basha 'përjashtohet'! Ja sa shkojnë për PD e të tjerat
21 Mars, 13:16
-
KQZ urdhëron degën e Bashës të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë! Koalicioni Euroatlantik e zbaton (VIDEO)
21 Mars, 12:57
-
Vota e diasporës/ Fleta e mbështjellë me 3 zarfe sigurie, KQZ: Mos bëni asnjë shënim! Dërgojeni brenda 3 ditësh
20 Mars, 16:47
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41
-
A rrezikohen vota të pavlefshme? Kume: Nuk duhej një fletë votimi kaq e madhe! Në Tiranë do jetë e vështirë të administrohet nga zgjedhësit
20 Mars, 14:04
-
Braçe nuk ndal ‘kritikat’: Do vazhdoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, nuk pyes për ministrat që vegjetojnë
19 Mars, 17:08