Kasaj: S'kam fshirë pamje
kopjen ia dorëzova Gardës

Kasaj: S'kam fshirë pamje<br />kopjen ia dorëzova Gardës
TIRANE- “Nuk kam bërë asnjë fshirje, thjesht kam bërë kopjimin dhe ia kam dorëzuar në dorë Gardës së Republikës dhe Prokurorisë”- kjo është deklarata që Armando Kasaj ka bërë menjëherë pas daljes nga gjykata e Shkallës së Apelit në Tiranë, e cila vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për inxhinerin e IT në kryeministri. Gjtykata vendosi ndryshimin e masës "në detyrim me paraqitje në prokurori"

Kjo është deklarata e parë publike, që Kasaj bën në media që prej ditës kur është vënë nën akuzë nga prokuroria për fshirje të provave.

Inxhinieri i IT-së Armand Kasaj kërkoi sot para gjykatës së Apelit lirimin nga masa e sigurisë "Arrest shtëpie". Sipas organit të akuzës ai ishte personi që ka fshirë pamjet filmike të 21 Janarit nga serveri i kryeministrisë .

AVOKATI: KASAJ I PAFAJSHEM, GARDA RUANTE SERVERIN QENDROR
Gjatë seancës avokati deklaroi se “Serveri qëndror nuk ka qenë nën mbrojten dhe nën ruajtjen e Kasajt, por nga Garda. Meqë këta të fundit nuk kanë mundur t’i kopjojnë kanë kërkuar ndihmën e tij”. Gjithashtu ai shton se në kohën kur pretendohet se janë bërë fshirjet e pamjeve, mbrëmjen e 22 janarit, “Kasaj ndodhej në shtëpi, dhe kjo mund të vërtetohe nga tabulatet telefonike”.
Ndërkohë që pas seancës gjyqësori avokati Ilir Mustafa tha: "Ky shtetas nuk ka asnjë lloj përgjegjësie penale, nuk ka bërë asnjë veprim të kundraligjshëm dhe në të ardhmen do sqarohet pozicioni i tij dhe realisht me vendimin e ri të masës “detyrim me paraqitje” është shkelje ligjore pasi ai nuk ka asnjë dyshim që ky shtetas të ketë kryer ndonjë element apo vepër penale. "
( ne foto Armando Kasaj)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'