Kasami: “Angela Martini bën gjithçka për famë”

Kasami: “Angela Martini bën gjithçka për famë”
Modelja e njohur shqiptare Angela Martini pas ndarjes nga futbollisti i famshëm shqiptaro-zvicerian, Pajtim Kasami, vetëm pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e re me multimilionerin Tim Vogele.



Sipas mediave zvicerane ish i dashuri i Angeles, Kasami, ka thënë se ajo është e aftë të bëjë gjithçka për famë.



“Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të vjetër, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami në një intervistë për mediat zviceriane.



Në lidhje me dyshimet nëse Kasami e bën këtë gjë prej xhelozisë ai ka theksuar: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”.



I dashuri i ri i Angelës, Tim Vogele është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili me një pasuri që shkon në miliona euro.

(b.t/shqiptarja.com)

3/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!