Kashar, thikë
gjimnazistit në shkollë

Kashar, thikë <br />gjimnazistit në shkollë
TIRANE-Katër gjimnazistë janë përfshirë në një sherr me thika. Ngjarja ndodhi në ambjentet e shkollës së Kasharit ditën e djeshme.Për pasojë një nga adoleshentët ka mbetur i plagosur rëndë me goditje thike.

Sipas policisë i plagosuri është Astrit Dilla 18 vjeç nxënës në vitin e katërt në shkollën e mesme në Kashar. I riu është rrahur dhe më pas goditur disa herë me thikë nga tre bashkëmoshatar të tij të cilët janë vënë në pranga të policisë. Ngjaria ndodhi në prani të nxënësve të tjerë të shkollës.Ishin nxënësit që panë ngjarjen që lajmëruan policinë. Ndërkohë që edhe pse sherri ka ndodhur gjatë orarit kur në shkollë zhvillohej mësim askush nuk i ka ndarë të rinjtë nga përplasja fizike mes tyre. Policia bën me dije se të arrestuarit janë Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema të tre nxënës në të njëjtën shkollë me të plagosurin. Sipas dëshmisë së të arrestuarve në polici arsyeja që për pak i mori jetën 18-vjeçarit ka qenë një gërvishtje makine e ndodhur një ditë më parë.

Të martën teksa kanë qenë duke bërë xhiro me makinë në zonën e Kasharit 18-vjeçari Asrtrit Dilla ka gërvishtur makinën në të cilën po udhëtonin tre gjimnazistët Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema. Tre të rinjtë kanë pritur ditën tjetër për të ndërshkuar 18-vjeçarin për dëmin e shkaktuar.Pasi janë grindur në koridorin e shkollës të rinjtë të tre maturantët e kanë nxjerrë në oborr Astrit Dillën dhe e kanë goditur me shkelma.

Pas disa minutave sherr njeri nga të rinjtë ka nxjerrë një thikë që mbante me vete dhe e ka goditur 18-vjeçarin disa herë në shpinë. 18-vjeçari Astrit Dilla është nisur me urgjencë drejt spitalit Nënë Tereza dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka marë në pyetje nxënësit që kanë parë ngjarjen dhe ka arrestuar tre gjimnazistët Alban Murati, Florenc Dema dhe Mariglen Dema. Ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes me dashje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan