Partia demokratike akuzon kryeministrin se po ruan vëllazërinë me krimin. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso tha se Rama vijon tu shkelë syrin bandidëve, e këtu ai iu referua rastit të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi për të cilin ende nuk ka firmosur shkarkimin e tij.
Sipas Kasos mbështetja e kryeminsitrit ndaj krimit u faktua edhe me plagosjen e trefishtë të ndodhur dy ditë më parë në Kavajë. Kaso është shprehur: ‘’Kjo është një shkelje syri që Edi Rama u bën gjithë banditëve nën armë që ka në gjithë vendin, duke u treguar se është me ta, duke u treguar se ata gëzojnë plotësisht mbështetjen e tij. Ai ka ende kryetar partie në Kavajë një të dënuar për drogë, dhe ka edhe sot që flasim nënkryetar partie në Kavajë autorin e plagosjes së trefishtë, dy ditë më parë.
Njerëzit presin një reagim, socialistë, të majtë e të djathtë janë të neveritur e të revoltuar, dhe Edi Rama thotë se Arrigo Saki me ka nisur një mesazh.
Ky poshtërim që po u bën Edi Rama qytetarëve me bandat e tij të armatosura po kthehet në kosto shumë të lartë, dhe shefi i rilindjes duhet të përgaditet ta paguajë shtrenjtë këtë faturë''.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO