Një kasolle në zonën e Fllakës në Durrës, e cila përdorej për grumbullimin e ushqimit të bagëtive, është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe kanë shmangur përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.