Sulmuesi kosovar, Kastriot Kastrati, ka shënuar dy gola për t'ia siguruar fitoren skuadrës së tij Helsinki ndaj Lahtit. Ndeshja u zhvillua të shtunën në kuadër të "League Cup" të Finlandës dhe përfundoi me rezultatin 2:0. Kastrati realizoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 36-të me asistim të mesfushorit kosovar, Erfan Zeneli. "Futbollistët tanë arritën të shënojnë dy gola. Jemi të kënaqur shumë me paraqitjen e tyre", ka thënë trajneri i klubit finlandez, Antti Muurinen. ( KOHAnet)
/Shqiptarja.com










