Kastravecat me pesticide në Lushnjë, Gjermania kthen 24 tonë! AKU: Do asgjësohen

Kastravecat me pesticide në Lushnjë, Gjermania kthen 24 tonë! AKU: Do asgjësohen

Kastravecat e bllokuar

Një ditë më parë Gjermania ka kthyer 24 tonë kastraveca, të prodhuar në Lushnje për shkak se ka rezultuar me pesticide. Konkretisht preparati "oksamil" që është gjendur në analizën e bërë në vendin europian.

Ndërsa AKU u paraqit pranë pikës së grumbullimit, duke kërkuar asgjesimin e gjithë sasisë së kthyer nga eksport. E teksa kryhej ky aksion, fermere nga Lushnja Fieri dhe Berati protestuan para pikës së grumbullimit ku prej vitesh dorëzojnë perimet për eksport.  Fermerët shprehen se preparation “oksamil” kanë vite që e përdorin dhe shitet cdo në farmaci bujqësore. Ata thanë se asnjë nga institucionet në vend nuk I ka njoftuar se “oksamil” është I ndaluar të përdoret gjatë rritjes së kastravecave në sera.

Grumbulluesi, Lulzim Sari ka deklaruar se ky preparat ashtu si dhe 26 preparate të tjera prej tre vitesh nuk lejohet të përdoren në vendet e BE-së. Në vendin tonë nuk ka laborator që të përcaktojë mbetjet e pesticideve të ndaluara në vendet e BE-së, ndaj dhe çertifikata “fitosanitare” që shoqëron produktet shqiptare nuk ka asnjë vlerë. Ai tha se në këto kushte do t'i shlyejë detyrimet ndaj fermerëve për këto 24 tonë trangull, por nuk do të mund të vazhdojë grumbullimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një njoftim për mediat thotë se po bashkëpunon me institucionet e AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në pikën e grumbullimit do të vijohet me kontrollet në sera për përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 26/11/2023 20:23

    AKU te beje punen e saj para se ti ktheje Gjermania apo dikush tjeter. Ca behet valle me tregun e brendeshem, ne keto i hame cdo dite dhe askush nuk i kontrollon. Pse duhen kontrolluar vetem kur jane per tegun e jashtem. Se sa per tregtaret, aspak keq nuk me vjen qe do asgjesohet malli. Zoti i ndeshkofte se nuk marrin parasyshe fare shendetin e popullit, mendojne vetem per xhepin e tyre, turp te kene

    Përgjigju
  • Iris: 24/11/2023 23:32

    Shume mire ua bejne matrapazeve,se dalin e mburren per prodhime gjasme /bio/.Kur thua qe prodhimi jot eshte organik,d.m.th.qe nuk ke perdorur pesticide dhe ne vend te plehut kimik,ke perdorur pleh organik i bere nga manure kafshesh e kompote bimesh,gjethesh e mbetje te tjera frutore.Me vjen keq vetem per grumbulluesin,pa per ju fermeret,po te isha ne vend te grumbulluesit,nuk do ju jepja as ate detyrimin per ato 24 ton, se keni mashtruar trefish,keni mashtruar grumbulluesin,gjermanet dhe vete popullin kur thoni qe i keni organike.

    Përgjigju
  • Tmerr: 24/11/2023 19:18

    Na helmuat qe u helmofshi me rrenje e me dege. Femijeve tuaj ua jipni keto prodhime, jooo sbesoj.Beni dhe te paditurin pale po skeni faj ju qe u vrafte perendia

    Përgjigju
  • Tirona: 24/11/2023 17:43

    Po ne sdim me bo biznes me asgjo. Kudo me të futme me hile. Me mall me hile, me shalqi me hile,ktu me hile. Vk. Noshta ene njoni tjetrrit mrena shpis ja kena me hile

    Përgjigju
    • Agim Anastasi: 24/11/2023 19:00

      Ku i con mushka keta idiote !? A e dine se po dergojne mall ne Shqiperi. Gjermania po ju them te kontrollon ne vrime te gjerperes. A nuk e pate si e pyeten mbesen e Berishes. Ku i gjeti leket babai . Mos e perserisni se do humbeni kohe e shpenzime. Plus du tu ndaloi eksportin.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë