Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, thotë se Ndriçim Babasi, kryetar i degës së PD në Njësinë 5 të Kryeqytet, u arrestua me urdhër të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, një ditë pas protestës për mbrojtjen e Parkut të Liqenit.

Në një postim në Facebook, Islami shkruan se arrestimi politik i kryetarit të degës së PD, nuk do ta stopojë aksionin e opozitës.

Arrestimi i Ndriçim Babasit, kryetarit të Degës së PD, njësia 5, është një ngjarje e turpshme politike. Një ngjarje që synon të pengojë aktivitetin e tij politik dhe të Degës së Njësisë 5 të PD, që ai drejton. Është një presion i dështuar ndaj angazhimit dhe vendosmërisë së zotit Babasi. Ky veprim tregon panikun dhe çoroditjen e Ramës dhe të Tahirit që mendojnë se me urdhra e ndalime politike do të frikësojnë drejtuesit politik dhe do të pengojnë aktivitetin politik”, shkruan Islami.

Sipas tij, ky veprim veçse i motivon edhe më shumë të gjithë anëtarët e Degës së Njësisë 5.

Të gjithë së bashku për të çrrënjosur oligarkinë, banditizimin, krimin, korrupsionin që drejton vendin!”, përfundon ai. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)