I pyetur në studion e A1 Report, se me kë do të jetë në zgjedhjet e 2013, Islami ka pranuar se ekziston një mundësi për ikjen tek LSI por akoma nuk ka biseduar asgjë.
“Është e vërtetë që është një nga mundësitë por nuk ka thashethem këtu sepse unë nuk kam biseduar për këtë çështje. Nuk mund të them asgjë që të jap lajmin. As e mohoj dhe as e përjashtoj. Por janë të hapura të gjitha mundësitë”, u shpreh Islami.
Më tej Islami ka mohuar zërat se ekziston një krizë individuale mes atij dhe kreut të PS-së Edi Rama, duke theksuar se kryesocialisti nuk e ka bërë atë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve në '09 sepse edhe nëse do të thoshte kështu do të ishte vetëm një “alibi për t’u shmanguar nga përgjegjësitë”, ndërkohë që sipas Islamit rRma ka 3 vjet që ka mbajtur qëndrimin se fajin e ka Sali Berisha që vodhi votat.
“Nuk ka asnjë lloj krize individuale, asnjë çështje personale midis meje dhe Ramës. Nëse Rama pranon se humbi nga aritmetika, duhet ta kishte rregulluar këtë keqkuptim pasi më nxorri mua nga politika. Ajo është një alibi që Rama të shpëtonte nga çdo përgjegjësi. Kam biseduar me zotin Rama dhe më ka thënë që nuk kam asgjë me sistemin. Këtu dy rrugë ka ose e ka fajin sistemi dhe unë, ose e ka fajin Saliu që vodhi votat. Ai duhet të zgjedhë, ka zgjedhur rrugën që fajin e ka Saliu dhe ka 3 vjet që i ka qëndruar”, tha Islami.
Duke folur për sistemi e ri zgjedhor, Islami ka sqaruar se nuk e ka fajin sisitemi për humbjen e PS-së dhe se nuk e ka pasur asnjëherë si qëllim që të dëmtojë sistemi elektoral.
“Situata është akoma më e rëndë, kanë larguar një që e dinte aritmetikën dhe kanë marrë një injorant. Unë kisha 20 vjet në PS dhe nuk mund të dënoja sistemin elektroral. Sistemi i ri zgjedhor është diskutuar disa herë, gjërat kanë qenë shumë të qarta. Fajin nuk e ka sistemi zgjedhor. Në 7 qarqe nuk u plotësua objektivi elektoral dhe është marrë një mandat më pak. Këto të 7 që nuk e plotësuan objektivin filluan të thonë që fajin e ka sistemi. Sistemi është çështje zgjedhjeje, asnjëherë nuk duhet pretenduar që të ketë 100 % konsesus. Sistemi i ri zgjedhor është votuar me 132 vota në Parlament dhe është arritur një konsensus si asnjëherë tjetër.
Në rezultatin e zgjedhjeve të 2009 tre partitë PS, PD, LSI e kaluan cakun.
Kurse partitë e tjera nuk kapën as 2 % dhe nuk ka asnjë vend në botë që një parti me 2 % të votave të jetë prezente në Parlament”, deklaroi Islami.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)