TIRANE - Një shumë afro 200 milion lekë të vjetra është kërkuar të tjetërsohet nga pasuritë e kompanisë “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri, firmë kjo e Kastriot Ismailaj, që për dy vite me rradhë ka mashtruar “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit tek 318 mijë konsumatorë dhe që ka kryer pastrim parash nga Shqipëria në vende të tjera të botës. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon një kërkesë të Drejtorisë së Rajonale të Tatimeve, e cila urdhëron që kompania e mësipërme të mos tjetërsojë asnjë nga pronat e saj, deri në shlyerjen përfundimtare të shumës prej 19.996.415 lekë të reja, detyrim ky rrjedh nga mospagimi i taksave gjatë kohës që ka qënë në aktivitet të plotë.

Sipas shkresës së firmosur nga Androkli Konthi, kompania e Kastriot Ismailajt, nuk ka paguar shumën prej 25 milion lekë për Tatim-Fitimin, pa paguar ka mbetur dhe TVSH, që shkon në gati 17 milion lekë të reja, e duke vazhduar në mospagimin e sigurimeve shoqërore, prej afro 3 milion lekë të vjetra, një gjobë prej 600 mijë lekë të vjetra, tatimi i burimit 200 mijë lekë të vjetra etj.