Një hotel po ndërtohet nga themelet në mes të qendrës muzeale në Gjirokastër. Skandali u denoncua në Shqiptarja.com dhe pas investigimeve, dokumentacioni tregoi se leja ishte firmosur nga Ministri i Kulturës Rinise dhe Sporteve Aldo Bumçi dhe drejtori i Institutit te Monumenteve Apollon Baçe.
 
Ekskavatorët gërmojnë rrëzë mureve të kalasë së Prezës. Gazeta publikoi fotot e një ndërtimi që rezultoi të jetë i familjes së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, ndërsa leja për ndërtim ishte firmosur nga ish-ministri Bumçi dhe drejtori i monumenteve Apollon Baçe.
 
Kisha e Shën Mëhillit në Vuno dhunohet e lihet në mëshirë të fatit. Fotografitë e botuara në Shqipatrja.com tregojnë gomerët që janë strehuar në këtë monument kulture, ndërsa mësohet se në këtë kishë banorët strehojnë shpesh bagëtitë e tyre, madje e kanë shfrytëzuar edhe si magazinë për lëndë drusore
 
 
Në Butrint, arkeologët e huaj kryejnë gërmime dhe lënë gjithçka hapur. Fotot e grumbujve të dheut e gropave të mbushura me ujë u publikuan në gazetën tonë, duke shkaktuar reagimin e specialistëve të trashëgimisë brenda dhe jashtë vendit. Për këtë çështje reagoi edhe Giora Solar, sekretari sekretar i Përgjithshëm i ICOMOS.