Forcat e NATO-s në Afganistan thanë se katër ushtarë të huaj kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në lindje të vendit.
Zyrat e ISAF-it nuk dhanë detaje të mëtejshme, por zyrtarë afganë thanë se katër ushtarët ishin francezë me shërbim në provincën Kapisa, shumë afër Kabulit.
Kryengritësit talebanë thanë se sulmi i së shtunës ishte kryer nga një prej luftëtarëve të tyre vetvrasës.
Franca ka parashikuar të tërheqë të gjitha trupat e saj në fund të këtij viti, dy vjet përpara tërheqjes së deklaruar nga ana e NATO-s.
Dhuna në Afganistan është rritur në javët e fundit, ndërsa talebanët deklaruan se do të godasin si trupat afgane, ashtu edhe 130 mijë trupat e huaja të pranishme ende në vend.
Zyrtarët afganë thanë se kamikaze që sulmoi trupat franceze iu afrua autokollonës së tyre i veshur me një ferexhe.
Franca është aktualisht kontribuesi i pestë më i madh në Afganistan me 3300 ushtarë të stacionuar atje.
Vdekjet e sotme do ta çojnë në 87 numrin e ushtarëve francezë të vrarë në Afganistan që prej vitit 2001.
Vrasja e katër ushtarëve të tjerë francezë, po në provincën Kapisa në janar të këtij viti, e shtyu presidentin e atëhershëm Sarkozy të deklaronte tërheqjen e ushtarëve francezë që në vitin 2013.
Pasuesi i tij François Hollande, që u zgjodh muajin e kaluar, konfirmoi një premtim.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com