Katalonia “fitoi të drejtën për
pavarësi”,90% votuan pro 

Katalonia “fitoi të drejtën për<br />pavarësi”,90% votuan pro 
Udhëheqësi i Katalonias, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë.

Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë.

Mediat të cilat citojnë zyrtarë katalanas shprehen se rreth 90% e pjesmarrësve votuan pro referendumit, shkëputjes nga Spanja.

Qindra njerëz u plagosën ditën e djeshme pasi policia spanjolle ka përdorur forcën për të bllokuar votimin.

Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra.

“Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas.

Ai tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të vazhdojë të shohë në mënyrë tjetër”.

Më herët, pas përfundimit të votimit, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, tha se katalanasit u mashtruan dhe morën pjesë në një referendum të paligjshëm. Ai e cilësoi atë si “tallje” me demokracinë.

“Sot nuk ka pasur referendum të vetëvendosjes në Kataloni. Sundimi i ligjit mbetet në fuqi”, tha ai në një fjalim televiziv.

Turma të mëdha të mbështetësve të pavarësisë u mblodhën të dielën në qendër të kryeqytetit rajonal, Barcelona, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj të Katalonias.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën